Testet e inteligjencës janë shumë të thjeshta dhe nuk janë relevante
Inteligjenca
është shumë komplekse për t'u zbuluar në testet që testojnë vetëm disa
fusha, prandaj krahasimi i rezultateve është njëlloj si krahasimi i
maratonës dhe sprintit.
Rezultatet
e testimeve të ndryshme të koeficientit të inteligjencës janë të
parëndësishme në gjykimin se sa i zgjuar është ndonjë individ, ka
treguar studimi i Universitetit kanadez Ontario i kryer në 100.000
njerëz.
Në këtë studim të
testuarit kanë zgjidhur 12 teste të ndryshme të inteligjencës të cilët
kanë përfshirë detyrat e planifikimit, konkludimeve logjike, kujtesës
dhe vëmendjes. Shkencëtarët në studimin më të madh të kryer ndonjëherë
në temën e inteligjencës kanë përfunduar se si rezultati i testeve të
tilla është i parëndësishëm sepse ato janë shumë të thjeshtësuara dhe
jospecifike, shkruan Daily Mail.
Ajo
çka e bën dikën inteligjent është tepër komplekse për t'u përfshirë në
vetëm një test, shpjegojnë shkencëtarët të cilët kanë skanuar trurin e
vullnetarëve derisa kanë zgjidhur testet.
"Nëse
nuk arrini rezultate të mira në testet e inteligjencës, kjo tregon
vetëm që jeni të këqij në zgjidhjen e tyre, dhe nuk flet përgjithësisht
për inteligjencën tuaj", ka theksuar udhëheqësi i studimit, Roger
Highfield.
Ai ka krahasuar
inteligjencën njerëzore me Olimpiadën dhe ka shpjeguar se si nuk mund
të pohojmë që vrapuesi në njëqind metra është i përgatitur fizikisht më
mirë se sa ai që garon në maratonë. Njëlloj kështu, as ai që ka memorie
afatshkurtër më të mirë ose që nxjerr konkludime më të shpejta nuk do të
thotë që është më inteligjent se ai që ka nevojë për më shumë kohë për
konkludime, por ka memorie më të mirë afatgjate ose gjendet më mirë në
hapësirë.
Sipas testeve
konvencionale, mesatarja e koeficientit të inteligjencës në shoqëri
është 100, ndërsa shoqëria e njerëzve me inteligjencë të latë Mensa në
gjirin e saj pranon vetëm anëtarë me koeficient të inteligjencës më të
lartë se 148.
Cilët janë njerëzit me inteligjencën të lartë
Sistemi
tradicionali i matjes së forcës mendore janë testet e koeficientit të
inteligjencës (Intelligence quotient). Edhe pse pak persona i vlerësojnë
seriozisht testet këto teste, ato janë treguesi më praktik i fuqisë
mendore të një individi të caktuar dhe parashikuesi i arritjeve
arsimore. Koeficienti i inteligjencës quhen pikët e matjes së trurit
njerëzor. Kjo shifër varion nga numri 20 në 160. Koeficienti mesatar
është 100 pikë, prandaj nëse merrni më pak pikë se kaq, atëherë jeni pak
më të ngathët se mesatarja e njerëzve. Nëse keni marrë pikë më të larta
se 100, atëherë kjo tregon se jeni më të zgjuar se mesatarja e
individëve që ju rrethojnë. Gjeni nuk është vetëm Albert Ajnshtajni.
Leonardo da Vinçi dhe Michelangelo, Rene Descartes dhe Voltaire e kanë
vërtetuar se kanë patur një inteligjencë jashtë normales, por cilët janë
njerëzit e kohëve të sotme që do të mbahen mend në dekadat që do të
vinë si gjenitë e tokës? Individi më i zgjuar i kohërave është koreani
Kim Ung-Yong (1963. Ai u vlerësua me 210 pikë në testin “Stanford
Binet”, sipas librit “Gines” të rekordeve. Ai lexon dhe shkruan në
gjuhën japoneze, koreane, gjermane dhe angleze që në moshën 4-vjeçare.
Në po të njëjtën moshë zgjidhi integrale të vështira dhe krijoi poezi në
televizionin japonez. Përfundoi universitetin “Hanyang” në përvjetorin e
6-të. Në moshën 7-vjeçare u ftua në SHBA nga NASA. U diplomua në
universitetin e Kolorados kur ishte 15 vjeç. Kreu kërkime shkencore në
NASA deri në vitin 1978, atëherë kur u kthye në Kore. Në listën e
personaliteteve nga e kaluara ata që kanë koeficientin më të lartë janë
individë me shumë aftësi. I pari ndër personalitetet e së kaluarës me
një koeficient të inteligjencës prej 190 pikësh është Ludwig
Wittgenstein (1889-1951). Wittgenstein është një filozof austriak i
shekullit të 20-të, i cili kontribuoi me ide të rëndësishme në
filozofinë e matematikës, filozofinë e mendjes dhe veçanërisht në
filozofinë e mendjes. Leonardo da Vinçi ishte shkencëtar, matematicien,
inxhinier, shpikës, anatomist, piktor, skulptor, arkitekt, botanist,
muzikant, poet dhe shkrimtar. Filozofët ju këshillojnë të mos i kini
zili apo të rivalizoni me njerëzit në listë. Njerëzit duhen respektuar
për veprimet e tyre dhe jo të gjithë e kanë përdorur mendjen e zgjuar
për qëllime të mira.
Gjenitë e së kaluarës
Koeficienti Emri
* 190 - Ludwig Wittgenstein
* 190 - Sir Isaac Newton
* 190 - Fransois-Marie Arouet (Voltaire)
* 180 - Leonardo da Vinci
* 180 - David Hume
* 180 - Buonarroti Michelangelo
* 179 - Johann Wolfgang von Goethe
* 176 - Emanuel Swedenborg
* 176 - Gottfried Wilhelm von Leibniz
* 175 - Johannes Kepler
* 175 - Edmund Spenser
* 175 - Baruch Spinoza
* 174 - John Stuart Mill
* 171 - Blaise Pascal
* 170 - Michael Faraday
* 170 - George Friedrich Handel
* 170 - Antoine Lavoisier
* 170 - Martin Luther
* 165 - Galileo Galilei
* 165 - Charlotte Bronta
* 165 - Johann Sebastian Bach
* 165 - Thomas Hobbes
* 165 - Carl von Linna
* 165 - John Locke
* 165 - Joseph Priestley
* 165 - Ludwig van Beethoven
* 165 - Samuel Johnson
* 162 - Rena Descartes
* 162 - Madame De Stael
* 160 - Albert Einstein
* 160 - Robert Boyle
* 160 - Benjamin Franklin
* 159 - Immanuel Kant
* 156 - Linus Carl Pauling
* 156 - Sofia Kovalevskaya
* 156 - Thomas Chatterton
* 156 - Olof Palme
* 155 - Rembrandt van Rijn
* 155 - Miguel de Cervantes
* 155 - Jonathan Swift
* 153 - Charles Darwin
* 153 - Wolfgang Amadeus Mozart
* 150 - George Eliot (Mary Ann Evans)
* 150 - Nicolaus Copernicus
* 150 - Abraham Lincoln
* 145 - Napoleon Bonaparte
* 145 - Anna Lindh
* 143 - George Sand (Aurore Dupin)
* 140 - George Washington
* 130 - Ulysses S. Grant
* 130 - Sir Francis Drake
Sistemi tradicional i vlerësimit të pikëve të inteligjencës
Pikët Sistemi tradicional i vlerësimit
140 + Gjeni apo gati gjeni (0.25 për qind)
130 - 139 Të talentuar
120 - 129 Inteligjencë shumë e lartë
110 - 119 Inteligjencës e lartë
90 - 109 Mesatare/Normale (50 për qind)
80 - 89 Ngathtësi
70 - 79 Mangësi në kufi
50 - 70 Vonesë e lehtë mendore
35-50 Vonesë mesatare mendore
20 - 35 Vonesë e rëndë mendore
< 20 Vonesë e thellë mendore (1 për qind)